E rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në Unazën e Re në Tiranë. Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit./albeu.com