Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një kandidat për zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës, u ekzekutua nga një person i armatosur, ditën e fundit të fushatës zgjedhore, njoftoi Evelyn Salgado Pineda, guvernatorja e këtij shteti, i cili është rrënuar nga dhuna e bandat e krimit të organizuar.
Një kandidat për kryetar Bashkie në fshatin Cojuca de Benitez, Alfredo Cabrera, ishte mes mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi në mënyrë të përsëritur në pjesën e pasme, siç u kap në video amatore të riprodhuar nga media meksikane, duke përfshirë faqen e internetit Quadratín Guerrero.
Ai është kandidati i 24- të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.
Así ejecutaron a José Alfredo Cabrera, candidato del PRI-PAN-PRD a la presidencia municipal de Coyuca de Benítez, Guerrero. pic.twitter.com/fqHZRO380Y
— 𝙴𝙻 𝙼𝙸𝙻𝙸𝚃𝙰𝙽𝚃𝙴 (@lj_abarca) May 30, 2024