E rëndë, 12 foshnja humbasin jetën brenda ditës në spital, çfarë dyshojnë autoritetet

12 foshnja vdiqën brenda një dite në një spital në Maharashtra, Indi duke shkaktuar zemërim publik.

Akuza pati për qeverinë rajonale dhe menaxhimin e spitalit për neglizhencë.

Foshnjat vdiqën të dielën dhe ishin ndër 24 vdekjet e asaj dite në spitalin shtetëror Shankarao Chavan.

Njëri nga dëshmitarët, i cili është edhe daja i një prej fëmijëve të vdekur, tha se atë ditë reparti ishte plot me njerëz dhe se në vend të një foshnjeje, në një inkubator ishin vendosur katër ose pesë foshnja.

Drejtori i spitalit Shyamrao Vakode nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment mbi akuzat apo akuzat e opozitës për neglizhencë.

Ai i tha agjencisë së lajmeve ANI se nuk kanë munguar as ilaçet, as mjekët dhe se pacientëve iu është dhënë ndihma adekuate, por trupi i tyre nuk i është përgjigjur terapisë.


Shtuar 3.10.2023 20:41