E reja godet policin te dera e Infektivit: Dua të futem brenda tek mami im! (VIDEO)

Mesditën e sotëm ka ndodhur një incident mes familjarëve të një pacienteje dhe një infektivi të policisë.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga “ABC”, dy të afërmet e një gruaje që sapo u shtrua në spital kanë tentuar që të futen brenda në spital bashkë me të infektuarën, gjë që është rreptësisht e ndaluar.

Kur një efektiv policie ka tentuar që t’i ndalojë, ka hasur në kundërshtimin fizik të tyre.

“Dua të hyj breda vëlla. Në rregull?,”-dëgjohet ajo në video.

Situata është qetësuar pasi pranë efektivit kanë mbërritur edhe pjesa tjetër e punonjësve të tjerë të sigurisë së spitalit.

 


Shtuar 28.09.2021 15:26