E qëllimtë? Shpërthen në flakë “Range Rover” në garazh, evakuohen me urgjencë banorët e pallatit

Një pallat u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi në garazhi kishte marrë flakë një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu” në kryeqytet,  ku mësohet se është djegur një automjet tip “Range Rover”.

Policia e Shtetit dhe ekipet zjarrfikëse kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e flakëve.

Është ende e paqartë nëse rënia e zjarrit është aksidentale apo e qëllimtë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të përfshirjes së automjetit nga flakët. /albeu.com/

 

 

Shtuar 11.04.2021 09:04