“E qëllimshme”, Peleshi për zjarrin në Voskopojë: Është një vatër e rrezikshme (VIDEO)

Ditën e sotme, 8 gusht një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës.

Ministri Niko Peleshi nga Voskopoja deklaroi se zjarri duket që është i qëllimshëm.

Ai u shpreh se është një vatër e rrezikshme sepse zjarri ka shpërthyer në qendër të pyllit të dendur me pisha, por po punohet për izolimin e flakëve.

Peleshi: “Patëm një shpërthim zjarri në Voskopojë, një vatër që nuk nxitoj nëse them që është e qëllimshme sepse në të njëjtën kohë patëm 5 vatra të ndryshme në malin përballë. Është shumë e rrezikshme si vatër për shkak se ky është një pyll i dendur me pisha dhe zjarri ka shpërthyer në zemër të këtij pylli. Është e pamundur për të ndërhyrë nga ajri për shkak të tymit të dendur, dhe favorizimit nga era, dhe ende nuk jemi në atë fazë që të ndërhyjmë me helikopter. Kemi trupa të specializuara që do të ndërhyjnë në terren sapo të largohet tymi i dendur.”


Shtuar 8.08.2021 20:50