Në një video të publikuar në mediat sociale, shihen makina duke ecur me kujdes për të mos shkelur minat në tokë.
Pamjet raportohet se janë filmuar në rrugën E373 pranë fshatit Potashnya, në veri-perëndim të Kievit.
“Duken si mina antitank TM-62M të epokës sovjetike, që mbajnë rreth 7.5 kg eksploziv dhe janë relativisht efektive në dëmtimin e automjeteve të blinduara”, tha ish-komandanti i tankeve për Ushtrisë Britanike për BBC.
Ai tha se minat shpërthejnë vetëm kur i nënshtrohen një presioni të konsiderueshëm.
Meanwhile Ukrainian drivers near Borodyanka of Kyiv region via @_catiko pic.twitter.com/WLRSLdhH5v
— Liveuamap (@Liveuamap) March 30, 2022
Të dy palët po përdorin mina në këtë zonë për të parandaluar lëvizjen në fushën e betejës, por, pavarësisht se kush i vendosi minat, Crump thotë: “Kjo është një fushë e minuar joefektive”.
Kjo për shkak se minat janë vendosur në sipërfaqe dhe janë shumë të dukshme, si edhe u mundësojnë mjeteve lëvizjen.
Nëse do të kishin synim për të shkaktuar dëme s’do vendoseshin në sipërfaqe të dukshme.
Megjithatë Crump paralajmëron se minat e përdorura në luftë janë shumë të rrezikshme dhe paraqesin rreziqe të konsiderueshme afatgjatë për civilët.