Foto ilustruese
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria Lushnjë sekuestron njësi banimi per “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Me kërkesë të Prokurorisë Lushnje, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi:
Pasuri e paluajtshme me nr.5/2**+1-4*, z.k.8***, Tiranë, e llojit “apartament” me sipërfaqe 103m2;
Mbi bazën e referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin penal nr.589të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, që bën fjalë për pasurite në zotërim të shtetasit M.K., i dënuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij.
Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi M.K. zotëron në mënyrë të tërthortë pasurinë e paluajtshme me nr.5/2**+1-4*, z.k.8***, Tiranë, e llojit “apartament” me sipërfaqe 103m2, e cila dyshohet se është blerë me të ardhura që nuk justifikohen me burime të ligjshme.
Në funksion të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr. 111 (1310), datë 06.07.2022, ka vendosur: “Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme nr.5/2**+1-4*, z.k.8***, Tiranë, e llojit “apartament” me sipërfaqe 103m2.
Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 274 e vijues të Kodit të Procedurës Penale është nxjerrë nga prokurori urdhëri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë./albeu.com