E “mbytur” në lot, nëna e 20 vjeçares të vrarë në Greqi i jep lamtumirën së bijës (VIDEO)

Do të përcillët sot për në banesën e fundit 20 vjeçarja e cila u vra mizorisht në Greqi.

Nëna e 20-vjeçares me origjinë britanike mbërriti mëngjesin e sotëm në portin Volos mes lotësh dhe prej andej do të mbahet ceremonia mortore ku e ndjera do të transportohet me traget për në banesën e fundit në Alonissos.

Në orën 15:00 miq dhe të afërm do i japin 20-vjeçares Caroline lamtumirën e fundit në ishullin ku ndodhej shtëpia e prindërve të saj.

E veshur me të zeza, nëna hipi në anijen e linjën Volos-Alonissos. Në një deklaratë, Superior Air, kompania në të cilën punonte bashkëshorti i 20-vjeçares, ka njoftuar se linja e tyre do të mbetet mbyllur përgjatë gjithë ditës së sotme në respekt të zisë.


Shtuar 14.05.2021 10:41