SHBA-ja doli fituese në përballjen e dytë të Grupit D ndaj Australisë, duke triumfuar 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Lumen Field” në Seattle.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 11-të pas autogolit të Cameron Burgess, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 43-të dhe u realizua nga mbrojtësi Alex Freeman.
Të lidhura
None found
Fraksioni i dytë startoi me ritëm nga të dyja skuadrat, por ishin amerikanët ata që këmbëngulën më shumë në kërkim të golit të tretë. Nga ana tjetër, australianët nuk mundën të shfaqnin të njëjtin nivel si në ndeshjen e parë përballë Turqisë.
Falë këtij suksesi, amerikanët “blindojnë” vendin e parë në grup, ndërsa Australia do të synojë të sigurojë kualifikimin në takimin ndaj Panamasë.
Autogoli i Cameron Burgess (SHBA 1-0 Australi)
Goli i Alex Freeman (SHBA 2-0 Australi)
