E kontrabanduar nga Shqipëria, sekuestrohen 65 kg marijuanë në Tuz të Malit të Zi, dy të arrestuar

Mediat malazeze bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona A. D., (27 vjeç dhe I. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se kanë kontrabanduar droge nga Shqipëria.

Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë malazeze, thuhet se policia e Podgoricës ka kontrolluar dy automjete në Tuz, një “Skoda” me targa të Podgoricës, e drejtuar nga A. D., dhe një automjet mallrash “Reno Kangu” me targa të Podgoricës, me drejtues I. D.

“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marijuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte kontrabandë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 2.12.2022 21:16