E kërcënuan “shokët” e qelisë, 28-vjeçari tenton t’i japë fund jetës në burgun e Drenovës
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në burgun e Drenovës në Korçë.
Sipas burimeve një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë veten pas kërcënimit që mori nga shokët e qelisë.
Sipas burimeve bëhet me dije se i riu Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1, pas mesnate.
Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë, dhe në gjendje depresioni ka tentuar ti japë fund jetës.
Është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines.