“E kemi parë vetëm në filma”, nuk është hera e parë që shqiptari arratiset nga një burg në Itali! Kush është “legjenda” që bëri për vete mediat italiane (EMRI-FOTO)

Arratisja e 40-veçarit shqiptar nga një burg i Italisë tërhoqi vëmendjen e mediave vendase, të cilat e krahasuan atë si të denjë për skenarin e një filmi amerikan.

Mediat italiane bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu i Teramos në Abruzo është Roland Dedja.

Dedja është ndihmuar nga një dron i jashtëm për tu arratisur, ndërsa dyshohet se fshihet në qytetin e Abruzos.

Por kjo nuk është hera e parë e Dedjas që arratiset nga burgu, pasi është arratisur edhe më parë nga një burg i sigurisë së lartë në Pisa të Italisë, sëbashku me një shqiptar tjetër.

Dedja akuzohet për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali, ndërsa mësohet se ka jetuar më parë në Spanjë, Francë.

Sakaq mësohet se më parë ka përdorur një pasaportë çeke false nën emrin Kamill Hladky. Kjo nuk është arratisja  parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar.


Shtuar 25.09.2023 20:04