Prej më shumë se 20 vitesh, moderatorja Eni Vasili është pjesë e ekranit shqiptar, por ka ditur mjaft mirë të mbaj hermetike jetën e saj private.
Por së fundmi është zbuluar se Eni Vasili është në pritje të ëmbël, duke i dhënë dashurisë së saj disa vjeçare me inxhinierin nga Londra një tjetër frymë, shkruan Panorama Plus.
Megjithëse e kemi çdo javë në ekran, askush nuk e ka vënë re barkun e saj të rrumbullakosur dhe nuk ju vëmë faj, fundja të gjitha daljet e saj në ekran na lejojnë ta shohim pak, e të mbuluar nga një tavolinë e madhe ku pret të ftuarit politikë. Mësohet se moderatorja është në pritje të binjakeve, vajza.
Bashkëshorti i Eni Vasilit quhet Armand, inxhinieri që la Londrën për të jetuar këtu me Enin, pasi ajo nuk donte të hiqte dorë nga gazetaria e të linte Shqipërinë. Tanimë ata kanë vendosur të zgjerojnë familjen e tyre të vogël.