E hëna ditë zie, por Berisha lajmëroi protestë: Nëse nuk ka parlament, do respektojmë vendimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se protesta i realizoi qëllimet e saj.

Ai bëri me dije gjithashtu se nëse të hënën nuk do të ketë parlament, për shkak se është ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, ky vendim do të respektohet dhe nuk do të ketë protestë.

“I them Damianit, protesta i realizoi 100% qëllimet e tij. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë. Në qoftë se nuk ka parlament unë nuk kuptoj se nuk duhet bërë parlament se ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike, por në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ne do respektojmë ditën e zisë”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 11.02.2023 16:09