Një 27-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga policia e Pogradecit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, njoftoi policia.
Por detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë.
Të dy, 27-vjeçari dhe 13-vjeçarja kanë deklaruar në polici se kanë qenë në një marrëdhënie.
E mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj.
Vajza është shprehur se nuk ka treguar për moshën reale, të njëjtën gjë ka pranuar edhe djali para hetuesve.
Ka qenë babai i 13-vjeçares që ka denoncuar në polici rastin në fjalë ndërsa pretendon se ngjarje ka ndodhur përpara 15 ditëve./Albeu.com/