Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, ndërron jetë në spital 57-vjeçari

Ka ndërruar jetë punonjësi 57 vjeçar i cili u lëndua ditën e djeshme nga flakët në fabrikën e tullave në Maminas.
Ndërkohë policia ka arrestuar B.Z., 67 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 29.05.2021 09:02

Tags: