E FUNDIT/ Zihen taksistët, 32-vjeçari humb toruan e i pret gishtat të riut me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Sarandë ku dy taksistë janë përfshirë në një konflikt i cili ka përfunduar në përdorimin e sëpatës.

Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive.

Hoxhës iu janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane.  Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.