E FUNDIT/ U rrëzua nga pema, humb jetën në spital 17 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Thanasaj të Lushnjës, ku një 17 vjeçare është rrëzuar nga pema e për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se fillimisht është dërguar në spitalin e Rrogozhinës nga familjarët dhe më pas për një ndërhyrje më të specializuar është dërguar në Durrës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërkohë që policia po punon akoma për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Plotë

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.06.2021 20:01