Ka ndërruar jetë shqiptari 38-vjeçar që u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Shqiptari me origjinë nga Vlora u qëllua me armë zjarri gjatë kohës që po hante bukë në një lokal të zonës.
Mediat greke bëjnë me dije se i linduri në vitin 1983, identiteti i të cilit nuk dihet ende ka ndërruar jetë gjatë orëve të natës.
Ai kishte marrë katër plumba, dy në kokë e dy në bark dhe nuk mundi që tu rezistojë dot plagëve të shkaktuara prej tyre.
Burimet nga mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është pronar i një klubi nate, dhe ishte i njohur për autoritetet pasi ishte hetuar për trafik droge dhe prostitucion.
Sipas dëshmitarëve, autori ishte i qetë dhe profesionist në krimin që kreu pasi u afrua dhe u largua qetë dhe pa gjurmë pasi qëlloi mbi shqiptarin.
Dyshohet se ai kishte veshur një xhaketë gri dhe se nga vendi i krimit ishte larguar me një makinë ngjyrë gri gjithashtu.
Sipas mediave greke, pista kryesore e hetimeve është ajo e prishjes së pazareve të drogës. /albeu.com/