Tronditet Tirana, 60 vjeçari i jep fund jetës me çifte

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën. Një 60-vjecar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.04.2021 21:35