E FUNDIT/ Tronditet Shkodra! Sherr për shezlonga, 4 të vdekur e 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin në oret e para të mëngjesit, ku 4 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përplasja me armë zjarri ka nisur mes 2 familjeve pronare të dy hoteleve në zonë, vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit, për disa shezlongë.

Konflikti që nisi verbal përfundoi në përdorimin e armëve, plumbat e të cilave i morën jetën Kujtim Ferracakut; dy pronarëve të hotelit tjetër Xhovani dhe Edmond Gocaj. Bashkë me ta humbi jetën dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli. Ky i fundit vetëm 17 vjeç.

Pronari i njërit prej hoteleve është Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut vrarë në një atentat të ndodhur ne vitin 2018. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij Hasani, gjendja e të cilit nuk dihet.

Pas marrjes së lajmit për ngjarjen e rëndë familjet e të përfshirëve në masakrën e ndodhur kanë hapur dyert e mortit, ndërsa e gjithë zona është blinduar nga Policia.

Mendohet se në vendin e ngjarjes është shtënë nga disa armë, ndërsa FNSH dhe RENEA-t po krehin zonën duke kërkuar të përfshirët e tjerë në konflikt. Deri më tani janë sekustruar kamerat e sigurisë të të dy hoteleve për të keijuar një panoramë më të qartë të ngjarjes së rëndë.

Në vendin e ngjarjes, mbërriti rreth orës 02:00 kryepolici Ardi Veliu, ndërsa drejtuesi i qarkut Shkodër Niko Brahimaj interesit të gazetarëve iu përgjigj “kërkoj mirëkuptimin tuaj për momentin”.

 


Shtuar 27.06.2021 08:14