Deputeti i partisë demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar këtë të premte në emisionin “Pikat mbi I” diskutoi vizitën e zyrtares së DASH në Tiranë po nuk la pa përmendur edhe situatën e PD- së, një ditë para Kuvendit të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Teksa po diskutohej mbi këto çështje, Gjekmarkajt i mbërriti një mesazh në telefon nga Komisioni i Rithemelimit, ku i bëhej ftesë për Kuvendin e nesërm.
Deputeti tha se edhe pse ftesa iu bë, ai nuk do të ishte i pranishëm në Kuvend.
“Sapo më erdhi një ftesë nga Komisioni i Rithemelimit në whatsapp, ku ftohem të tërheq mandatin në recepsion për Kongresin. Ftesa nuk ma ndryshon qëndrimin”, u shpreh Gjekmarkaj.