Lëkundje tërmeti me magnitude 3.9 balle janë ndier mbrëmjen e sotme në vendin tonë me epiqendër 17 km larg Vlorës dhe 98 km larg Elbasanit.
Sipas “EMSC”, që është faqja e specializuar për tërmete, lëkundja sizmike u ndje në 22:49:36 dhe zgjati disa sekonda. Epiqendra e tërmetit ishte në Orikum.
Të lidhura
None found
Paraprakisht nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet. Lëkundjet sizmike janë shoqëruar me momente frike dhe paniku te qytetarët, por magnituda ka qenë e vogël.

