E FUNDIT/ Tentohet pengmarrja e një personi në Vlorë

Një person tentohet të rrëmbehet në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tyre dhe vendosjen para drejtësisë./albeu.com/