Sulmohet policia në Elbasan

Një tjetër incident ka ndodhur në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se një grup njerëzish kanë sulmuar policinë në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në sheshin kryesor në qendër të Elbasanit.

Efektivët janë njoftuar për një konflikt mes disa të rinjve dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të qetësuar situatën. Por, aty ata janë përballur me një grup të rinsjh të cilët kanë nisur qëë të qëllojnë me gurë drejt patrullës së policisë.

Për pasojë, makina ka pësuar dëme, por nuk dihet ende nëse ka ndonjë efektiv të lënduar. Disa qytetarë janë vënë në pranga dhe janë dërguar në komisariat pas kësaj ngjarjeje. Është sekuestruar edhe një thikë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 17.08.2021 19:13