Shqiptari masakron me thikë 34-vjeçarin në Francë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze. Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ka vrarë një person me thikë pas një sherri të çastit.

Mediet franceze bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e viktimës.

I dyshuari, një 30-vjeçar shqiptar me banim në të njëjtin pallat, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe është dërguar në paraburgim.

Sipas informacioneve paraprake të ngjarjes,  i dyshuari ka shpjeguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë.

Një fqinj i viktimës ka lajmëruar policinë.

Pasi e ka masakruar me thikë 34-vjeçarin, shqiptari i ka bërë video të trupit dhe ia ka dërguar në aplikacionin Snapchat fqinjit të tij.

Rezulton se shqiptari është pe precedentë të mëparshëm penalë./Albeu.com.


Shtuar 15.02.2023 18:35