Një sasi tjetër vaksinash do të vijë sot në aeroportin “Nënë Tereza”.
Këtë detaj e ka zbuluar kryeministri Edi Rama me një video-LIVE në rrjetin social Facebook.
Këtë lajm duket se Rama e ka lënë fiks në ditën që do të çelet fushata, për ta nisur kështu mbarë.
“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh Sjellim sot në Tiranë 192 mijë “ shkruan Rama.
Ditën e sotme Rama ishte në Stamboll për marrëveshjen me kompaninë turke për sigurimin e vaksinave kineze kundër koronavirusit.