Policia e Tiranës ka zhvilluar sot një operacion, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA, ku kanë gjetur një bazë armatimi.
Pritet që drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, të dalë në një deklaratë për të zbardhur detaje mbi operacionin.
Në kuadër të këtij operacioni janë zhvilluar kontrolle dhe në rrugën Xhanfize Keko”, në Tiranë .
Në këtë operacion janë sekuestruar snaiper, antitank, armë luftarake, silenciator, 7 automjete dhe municione të tjera luftarake. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Të arrestuarit e sotëm janë, Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, dhe është shpallur në kërkim Sokol Gjura”.