E FUNDIT/ Po lahej në det, ndërron jetë 60 vjeçari në Durrës

Një pushues ka ndërruar jetë në Durrës. Burimet bëjnë me dije se një shtetas rreth 60-vjeç është mbytur duke u larë në det, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

 


Shtuar 30.06.2021 13:55