Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Berat.
Burimet bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën.
Të lidhura
None found
Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. /albeu.com/
