E FUNDIT/ “Plas hekuri” gjatë konfliktit mes vajzave në Tiranë

Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës dhe një 18 vjeçare e një 19 vjeçare janë proceduar penalisht.

Si shkak për këtë gjë është bërë një konflikt fizik mes vajzave në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga Policia, vajzat kanë përdorur edhe doreza metalike në konfliktin mes tyre për të sulmuar njëra-tjetrën.

Doreza u sekuestrua në cilësinë e procves materiale, ndërsa Policia nuk jep detaje në lidhje me shkakun e sherrit mes vajzave.

“U arrestua A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./albeu.com/


Shtuar 9.11.2021 12:43