Përlasje fizike mes Salianjit dhe Braçes në Kuvend, ndërpritet seanca (VIDEO)

Debatet në Kuvend ka degraduar në përplasje fizike. Ka qenë deputeti demokrat Ervin Salianji i cili është sulur drejt deputetit socialist Erion Brace.

Shkak janë bërë deklarat e Salianjit, i ngriti akuza të forta ndaj Braçes, deputetes Klotilda Bushka dhe Taulant Ballës. Salianji tha për Braçen se është në përgjimet e Rezart Taçit.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur kryeministri i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. Ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e Prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta”, tha Salianji.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ndërpreu seancën.


Shtuar 16.11.2021 11:34