Numërohen 90% të votave, kush po i fiton zgjedhjet në Shqipëri?

Deri më tani janë numëruar rreth 90% e qendrave të votimit në mbarë vendin dhe tashmë duket se ka një rezultat të konsoliduar.

Sipas raportimeve të KQZ deri në orën 07:31, Partia Socialiste vijon të kryesojë me 48.65% të votave, e përkthyer në 72 mandate.

Partia Demokratike ka siguruar 39.37% të votave, përthyer në 59 mandate.

LSI ka 6.91% të votave, duke siguruar 6 mandate.

PSD ka arritur të sigurojë 2.23%, përkthyer në 3 mandate.


Shtuar 27.04.2021 07:52