E FUNDIT/ Një rast dhe asnjë vdekje nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është regjistruar vetëm një rast me Covid-19 nga 3348 të testuar. Lajmi tjetër i mirë është se nuk ka asnjë vdekje edhe sot, ndërsa 8 pacientë janë shëruar.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3348 testime, 8 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 1 qytetar në Tiranë.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     8

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3348

 

Testime totale            801,624

Raste pozitive             132,514

Raste të shëruara        130,002

Raste Aktive                 56

Humbje jete                 2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          24

Shkodër       12

Durrës           5

Elbasan        5

Lezhë           4

Berat             3

Dibër             1

Fier              1

Vlorë             1

/albeu.com


Shtuar 29.06.2021 16:51

Tags: