Një ngjarje e rëndë kja ndodhur në Gradicë të Drenasit ku një i mitur është vrarë,ndërsa është plagosur babai i tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën pr një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.
Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.
Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).
Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.