Ndodh incidenti i parë, furgoni plot pasagjerë futet në “shtëpinë” e Bashës: Rroftë Sali Berisha!

Ndërkohë që ende nuk ka nisur zyrtarisht Kuvendi Kombëtar I thirrur nga Sali Berisha, ka ndodhur incidenti I parë.

Burimet nga selia blu bëjnë me dije se një incident ka ndodhur brenda selisë ku një makinë, tip furgon ka hyrë brenda oborrit të selisë duke “xhiruar” gomat.

Mësohet se ky furgon mund të jetë përdorur për të sjellë delegatët nga rrethet në Tiranë.

Në momentin e hyrjes në selinë blu, personat brenda furgonit ka bërtitur “rroftë Sali Berisha” dhe është larguar duke mos agravuar më shumë situatën.

Rikujtojmë se në këto momentë në Tiranë, në stadiumin “Air Albania” po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD, ku aktualisht po numërohen një më një me barkod delegatët pjesëmarrës.

Numri po shkon deri në 2 mijë delegatë ndërkohë edhe qindra mijëra të tjerë po presin jashtë stadiumit në radhë për t’u futur brenda, aty ku do zhvillohet Kuvendi pas 3 muajsh foltore të ish-kryeministrit. /albeu.com/

Ndiqeni LIVE Kuvendin: ⏬

 


Shtuar 11.12.2021 10:31