Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Darëzezës në Fier, ku një pushues është mbytur.
Mësohet se viktima është Fiqiri Rexhepi, teksa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Arben Alizoti ka arritur të shpetojë pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten. Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.
60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.