Mbeti jashtë Kuvendit, flet për herë të parë Pandeli Majko dhe zbulon pse humbi

Ministri Pandeli Majko ka mbetur jashtë Kuvendit të Shqipërisë pasi u rëndit i 19-ti në listën e PS në Tiranë dhe nuk arriti të thyej herësin për t’u futur në Kuvend.

Pas kësaj humbje, Majko ka reaguar për herë të parë duke deklaruar se e gjen  fajin tek vetja pasi fushatën e kaloi në plan të dytë.

“Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë…”- shkruan Majko duke pranuar humbjen.

Postimi i plotë:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!
Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.
Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim! /albeu.com

 

Shtuar 30.04.2021 05:04