E FUNDIT/ Manastirliu zbulon vendimin: 270 000 fëmijë do të kontrollohet nga sytë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se do të fillojë një program për depistimin e fëmijëve sa i përket shikimit.

Manastirliu tha se janë rreth 270 mijë fëmijë nga klasat e para deri në gjimnaz që do të depistohen në lidhje me shikimin.

Komentet ajo i bëri sot pas mbledhjes së qeverisë, teksa shtoi se shikimi ka një rendësi të veçantë sa i përket ecurisë së fëmijëve në shkollë.

Sipas Manastirliut, fëmijët që do të hasen me probleme me shikimin do të adresohen te mjekët përkatës për të korrigjuar problematikat./albeu.com/


Shtuar 20.04.2022 13:37