Konfirmohet! Versioni britanik i COVID-19 qarkullon në Shqipëri

Versioni britanik  i covid-19 qarkullon në Shqipëri.

Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se është konfirmuar se në vend qarkullon variant britanik i COVID-19.

“Duke filluar nga nesër në presim 38 400 vaksina nga AstraZeneca, ku do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve. Deri më  tani kemi mbi 21 mijë të vaksinuar dhe kemi thuajse të përmbyllur vaksinimin e personelit mjekësore. Janë më shumë se 16 mijë vaksinime të mbyllura për personelin mjekësor dhe mbi 4 mijë të moshuar mbi 80 vjeç.

Nga data 1 mars vërehet një trend i uljes së qëndrueshme por duket se kemi një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rezultat i rritjes së rasteve në muajin janar.

Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin evropian dhe rajonal, edhe pse në vendet evropiane që janë në mbylljen e dytë apo të tretë të tyrevlerëson se masat do të qëndrojnë të njëjta.

Instituti Publik ka bashkëpunuar me Ankaranë dhe rezultatet treguan se kemi shenja të mutacionit britanik në vendin tone.”, ka thënë ajo.

 

/albeu.com/

 

 


Shtuar 11.03.2021 11:32