Është kërcënuar me jetë nënkryetari i Bashkisë Krujë. Bëhet me dije se specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur F. C., 37 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.