Presidenti i SHBA, Joe Biden do të udhëtojë drejt Afganistanit.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilltari i Sigurimit Kombëtar Jake Sullivan.
Deklaratat ai i bëri në një prononcim për rrjetin televiziv “ABC”, ku tha se presidenti tashmë është në kontakt aktiv me ekipin e Sigurisë Kombëtare për t’u nisur drejt Afgnistanit.
Kujtojmë se Afganistani ka rënë thuajse plotësisht në duart e talebanëve pas një ofensive të shpejtë dhe ndërsa njerëzit vrapojnë të shokuar nga kaosi dhe dëshpërimi në aeroportin e Kabulit, me qëllimin e vetëm, për t’u larguar nga vendi.
Fjala e fundit publike e Joe Biden ishte më 10 gusht, kur ai siguroi se “nuk pendohet” për vendimin e tij për të tërhequr trupat e fundit amerikane nga Afganistani deri më 31 gusht pas 20 vitesh konflikt.
Biden është përballur me kritika të ashpra se tërheqja e trupave amerikane ishte keqmenaxhuar, me Shtetet e Bashkuara që po garonin për të evakuuar ambasadën e saj vetëm një muaj pasi ai hodhi poshtë frikën se qeveria afgane do të shkatërrohej shpejt.
Ai më pas njoftoi në një deklaratë me shkrim vendimin për të vendosur 6,000 trupa amerikane për të siguruar aeroportin e Kabulit dhe për të larguar 30,000 amerikanë dhe afganë që kishin punuar me Shtetet e Bashkuara./albeu.com