Një 51-vjeçar është gjetur i pajetë në Gramsh.
Sipas informacioneve nga Policia, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e një ataku kardiak.
Njoftimi i Policisë:
Gramsh/Informacion paraprak
Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak
Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/