Gjendet një person i mbytur në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës, ku një person i seksit femër është mbytur në det.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lagjen numër 1 të qytetit Bregdetar, pranë shëtitores Taulantia, ku trupi i pajetë është konstatuar nga banorët e zonës.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e viktimës

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave