Dy efektivë policie janë plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Mamurras.
Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se ata janë plagosur në këmbë.
Dy policët e patrullës që kanë mbetur të plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj.
Ndërsa është plagosur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.