Një 13-vjeçar në Lushnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Lushnjës.
Policia njofton se dyshohet të jetë vetëvaruar në banesë, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./albeu.com