E FUNDIT/ “Digjen” dy raundet e para, ja kur do të mbahet raundi i tretë për presidentin

Në 30 maj do të jetë raundi i tretë i presidentit të republikës ora 9:00

Ndërsa afati për të dorëzuar dokumentat me emrat e kandidatëve për president dueht të dorëzohen më datën 29 maj ora 16:00.

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, propozoi  në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve që data 30 maj të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit.

“Raundi i radhës, 30 maj ora 10:00. Shpresoj të kemi votim dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Balla. Ky propozim u miratua nga kryetarja e Konferences, Lindita Nikolli./albeu.com


Shtuar 24.05.2022 15:47