Del emri! Kush është zëvëndësuesi i Ardi Veliut në Policinë e Shtetit (FOTO LAJM)

Pasardhës i drejtorit Ardi Veliu në Policinë e Shtetit është Gledis Nano, shefi i Antiterrorit. Ditën e djeshme, Ardi Veliu dha dorëheqjen nga posti që mbante prej 4 vitesh në Policinë e Shtetit.

Veliu dha si arsyetim për largimin e tij, për tju përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve pasi sipas tij janë në një moshë delikate.

Sot, Drejtor i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit është Gledis Nano.

Burimet bëjnë me dije se Gledis Nano është propozuar nga Ministri Bledi Çuci dhe kjo kandidaturë është miratuar nga kryeministri Edi Rama.

Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri. Në muajin gusht të këtij viti, ai po ashtu u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim. /albeu.com/

 

 

 

 

 


Shtuar 6.10.2021 12:36