Dasma rrezikoi të kthehej në tragjedi, 5 shtetas përfundojnë në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku 5 persona janë helmuar nga ushqimi gjatë një ceremonie martesore.

Burime bëjnë me dije se 5 personat, kanë përfunduar në spital me shenja të rënda helmimi.

Mësohet se policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit dhe kuzhinierin.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 11.09.2021 08:31